“Duam 3 pikët ndaj Spanjës”, Asani: Dhamë gjithçka në fushë ndaj Kroacisë, mund të kishim fituar

schedule18:16 - 19 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 19 Qershor, 2024

Nuk shkuam më shumë se barazimi. Shqipëria dhe Kroacia shënuan nga dy gola, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke arritur të sigurojnë pikët e para në këtë Kampionat Evropian të futbollit e duke gëzuar sado pak tifozeritë e tyre, që kanë qenë ndër më spektakolare, deri në këtë pikë të Euro 2024.

Pas ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha edhe anësori Jasir Asani, i cili me të majtën e tij krosoi topin që u dërgua më tej në rrjetë, nga Qazim Laçi. Anësori nga Shkupi u shpreh se e kishin analizuar shumë mirë Kroacinë, gjë që solli edhe rezultatin pozitiv, teksa më tej u ndal edhe te sfida, ndaj Spanjës ku theksoi se do të futen në fushë për 3 pikë.

“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë. Nuk u dorëzuam, por ne jemi këtu për t’u treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim. Shpërtheva te të dy golat, por më shumë te goli i Laçit. Dhamë gjithçka, të gjithë. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët.

Spanja? Nuk i dihet asnjëherë. Ne do të futemi në fushë për 3 pikë. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë për 3 pikë”,- u shpreh anësori i sulmit, vetëm pak minuta pas përfundimit të sfidës me Kroacinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!