Egjipti mohon dërgimin e trupave nën kujdesin e OKB-së në Gaza

schedule15:48 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:48 - 19 Qershor, 2024

Egjipti ka mohuar se do të dërgojë trupa në Rripin e Gazës për një periudhë të kufizuar si pjesë e një misioni të Kombeve të Bashkuara pas tërheqjes së plotë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Një burim i rangut të lartë egjiptian e deklaroi këtë për gazetën në pronësi të Katarit Al-Araby Al-Jadeed, duke i cilësuar lajmet që qarkullojnë për këtë çështje si “krejtësisht dhe plotësisht të rreme”.

Zyrtari tha se pozicioni i Egjiotit është të mos dërgojë trupa në Gaza në asnjë formë.

Më parë, qarkulluan lajme se Egjipti ishte gati të merrte pjesë në një grup pune arabe në Rripin e Gazës nën kujdesin e OKB-së për një periudhë të kufizuar dhe pasi IDF u tërhoq nga enklava palestineze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!