Një tjetër ballkanas mbyll Evropianin, “pistoni” i Juventus “braktis” Kombëtaren për shkak të dëmtimit

schedule21:59 - 18 Qershor, 2024

schedule 21:59 - 18 Qershor, 2024

Ishte padyshim një problem për “Tre Luanët”, në krahun e majtë të fushës dhe pritej të ishte një lojtar shumë deciziv për Kombëtaren e Serbisë, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, mirëpo fati nuk deshi që “pistoni” i “Bardhezinjve” të Juventus, Filip Kostic, të luante më shumë se një sfidë, në Gjermani.

Kjo për shkak të një dëmtimi, me Federatën Serbe të Futbollit, që ka njoftuar tifozët mëngjesin e kësaj të marte, mbi përfundimin e aventurës së anësorit të fushës, me këtë të fundit që ka dëmtuar pjessshëm ligamentin kolateral të jashtëm e sipas njoftimit do të t’i nevojtitet të paktën dy javë rikuperim, duke humbur kështu sfidën në grupe.

“Siç tha mjeku i Kombëtares, Dejan Aleksandric, gjuri i tij i majtë është i lënduar. Ekzaminimi tregoi dëmtim të pjesshëm të ligamentit kolateral të jashtëm, që të paktën dy javë rikuperim. Kostic do të qëndrojë edhe dy ditë për të parë ndeshjen me Slloveninë dhe më pas do të largohet nga Kombëtarja serbe”,- thuhet në njoftimin e Federatës. /i.m /abcnews.al