Vetëm 25 minuta kanë mjaftuar për të marrë avantazhin, në sfidën e tyre të parë, në këtë edicion, të Kampionatit Evropian të futbollit, me Turqinë që ka arritur të zhbllokojë sfidën e “Signal Iduna Park”, përballë debutuesve, të Gjeorgjisë.
Një top i devijuar në zonën gjeorgjiane kapet bukur në ajër, nga Mert Muldur, me këtë të fundit që e godet topin fluturimthi, duke e zhytur, në rrjetën e Mamardashvili. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

