Njerëzit që dalin vullnetarë janë më të kënaqur me cilësinë e jetës së tyre sesa ata që nuk e bëjnë këtë, sipas një sondazhi me pothuajse 3000 të moshuar Singaporianë.
Studimi, i kryer nga një ekip studiuesish nga Fakulteti i Mjekësisë Duke-NUS dhe Universiteti Teknologjik Nanyang (NTU), zbuloi se njerëzit që bëjnë vullnetarë “ndihen më të mbështetur në rrjetet e tyre sociale, gjë që nga ana tjetër çon në një përmirësim të cilësisë së tyre të jetë”.
“Të moshuarit që bëjnë rregullisht akte vullnetarie në një mjedis formal gjithashtu ndjehen më të sigurt në aftësinë e tyre për të menaxhuar jetën e tyre dhe për të ndikuar tek të tjerët”, tha Shannon Ang, profesor i sociologjisë në NTU.
Ekipi përdori të dhënat e mbledhura gjatë sondazheve të 2016, 2017 dhe 2019 me 2,887 Singaporianë mbi moshën 60 vjeç nga Shkolla e Mjekësisë Duke-NUS, një bashkëpunim midis Universitetit Duke në SHBA dhe Universitetit Kombëtar të Singaporit (NUS). Rezultatet u publikuan në Journal of Gerontology.
Studiuesit thanë se studimi tregoi se vullnetarizmi “mund të ofrojë qasje alternative ndaj mbështetjes së perceptuar për të moshuarit, përveç anëtarëve të familjes me të cilët ata jetojnë”, gjë që ata besojnë se mund të jetë “veçanërisht e rëndësishme” si për shembull në Azi, ku të moshuarit shpesh varen nga familjet kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare.
Megjithatë, shumë shoqëri më të pasura aziatike po plaken ndërsa popullsia e tyre po zvogëlohet. Më pak familje do të thotë se në të ardhmen të moshuarit “mund të duhet të zëvendësojnë mbështetjen e menjëhershme të familjes me mbështetje nga burime alternative”, thanë studiuesit./abcnews.al