“Meta-Kryemadhi, magazinë e madhe korrupsioni”/ Beqiri: Për korrupsion, Iliri ka kryer vrasje. I ka vajtur thika në palcë

schedule13:46 - 18 Qershor, 2024

schedule 13:46 - 18 Qershor, 2024

Avokati Idajet Beqiri thotë se çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në 30 vite ka qenë një magazinë e madhe korrupsioni dhe e krimit të organizuar.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se Ilir Meta, për korrupsion, ka kryer edhe vrasje.

Sipas Beqirit, veprimet e Metës dhe sulmet e tij ndaj SPAK, tregojnë se i ka vajtur thika në palcë.

“Problemi i çiftit Kryemadhi-Meta në këto 30 vjet e kusur, është një magazinë e jashtëzakonshme e pafundme korrupsioni, krimi të organizuar. Për korrupsion, Ilir Meta ka bërë edhe vrasje. Ka menduar se kurrë nuk do të ndëshkohej, ka menduar se ishte më i forti i këtij vendi. I ka bërë shumë banale këto krime, posaçërisht vjedhjet skandaloze. Nuk ka privatizim, konçension, pa futur duart e pista Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Ulërimat e tij, dalja nga vetja e tij, kemi parasysh edhe atë varenë që donte të thyente shtyllën e betonit, këto bëhen, edhe sulmi kundër SPAK, janë sepse i ka vajtur thika në palcë. Ndaj tij, akuzat e rënda për vjedhjet e paskrupullta, SPAK ka filluar me rrënjë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!