Kombet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimin e një puaze në operacionet ushtarake izraelite në Rripin jugor të Gazës, por bën thirrje që kjo “të çojë në masa të tjera konkrete” për të lehtësuar ndihmën humanitare.
“Ne e mirëpresim këtë njoftim, por sigurisht që ende nuk është përkthyer në një rritje të ndihmës për njerëzit në nevojë”, theksoi Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë së urgjencës së Kombeve të Bashkuara (OCHA).
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi vendimin e ushtrisë.
“Kur kryeministri dëgjoi raportet e një pauze humanitare 11-orëshe në mëngjes, ai iu drejtua sekretarit të tij ushtarak dhe ia bëri të qartë se kjo ishte e papranueshme për të”, tha një zyrtar izraelit./abcnews.al


