Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Trazira në Gelsenkirchen, tifozët serbë dhe anglezë përplasen para ndeshjes së Euro 2024

schedule18:04 - 16 Qershor, 2024

schedule 18:04 - 16 Qershor, 2024

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur mes tifozëve serbë dhe anglezë të dielën para sfidës Serbi-Angli, e cila nis në orën 21:00. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Gelsenkirchen.

Një grup tifozësh sulmuan të tjerët me shishe përpara se të hidhnin karrige dhe të rrëzonin tavolinat. Dhjetëra forca të policisë ndërhynë për të shuar përplasjet.

Një tifoz nga Birmingham shoqërua në spital pas një lëndimi në kokë.

“Ishte e paqartë se kush e filloi çfarë. Por mua më dukej sikur një grup tifozësh anglezë nxituan në lokalin ku po pinin serbët dhe gjithçka filloi me tavolina, karrige dhe shishe të hedhura”, tha një dëshmitar okular.

Megjithatë, sipas raportimeve të disa mediave të tjera, sherri fillimisht ka nisur mes shqiptarëve dhe serbëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!