Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballje “titanësh” në Euro 2024, publikohen formacionet e sfidës Spanjë-Kroaci

schedule17:03 - 15 Qershor, 2024

schedule 17:03 - 15 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet edhe një “klasike” e vërtetë e futbollit evropian, pasi këto vitet e fundit janë ndeshur goxha me njëra-tjetrën. “La Furia Roja” e Spanjës do të nisë rrugëtimin e saj, në këtë Kampionati Evropian, në orën 18:00, ku përballë do të ketë vendin e 3-të të Botërorit të Katarit, Kroacisë, në një sfidë që pritet të jetë spektakolare, në “mitikun” e Berlinit, “Olympiastadion”.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë Dani Carvajal e Cucurella, me qëndrën që mbulohet nga Le Normand e Nacho Fernandez. Në mesfushë janë vendosur Pedri, Rodri e Fabian Ruiz, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Lamine Yamal, Alvaro Morata e Nico Williams.

Në krahun tjetër, tekniku Zlatko Dalic ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion për skuadrën e tij. Në portë pozicionohet Livakovic, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Gvardiol, Pongracic, Sutalo e Stanisic. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes “së artë”, Luka Modric, Marcelo Brozovic e Mateo Kovacic, ndërsa sulmi përbëhet nga Majer, Budimir e Kramaric. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!