Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se në të ardhmen parashikon se do të ketë dy NATO, duke iu referuar kështu zgjerimit të BRICS, një organizatë që përbëhet nga Rusia dhe vende të tjera si Brazili, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që mund të bëhet me ushtri.
Duke komentuar në emisionin “Zonë e lirë”, Kulla tha: “Ajo që më shqetëson është rritja e rolit të Kinës. Parashikoj se BRICS do të bëhet me një ushtri. Pra, do të kemi dy NATO”.
Sipas tij, e vetmja ushtri që mund të përballet me ushtrinë ruse është ajo amerikane.
“E vetmja ushtri që mund ta vërë në rresht ushtrinë ruse janë vetëm amerikanët. Në NATO, vetëm dy ushtri mund të përballen me rusët, janë turqit dhe britanikët”, shtoi Kulla./abcnews.al