Dhurimi vullnetar i gjakut/ Koçiu: Njësi lëvizëse më pranë qytetarëve

schedule15:37 - 14 Qershor, 2024

schedule 15:37 - 14 Qershor, 2024

Në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, Arbër Petriti nuk hezitoi të bënte aktin e tij të përhershëm humanitar.

62 vjeçari u paraqit pranë njësisë së dhurimit në Tiranë, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e tij në shpëtimin e jetës.

“Një herë në 6 muaj dhuroj gjak, por me pare kam dhuruar edhe në 3 muaj.  Te hollon ghakun, ts rigjsnerom, plus qs sheron njerez te tjere me e rendesishmja. Edhe unë fitoj, por edhe ai fiton ai që merr gjakun tim, shpetojmë jete.”

62 vjeçari është dhurues i rregullt i gjakut prej 10 vitesh, por nuk është i vetëm në familjen e tij që dhurojnë lëngun e jetës pë rata që kanë më shumë nevojë se kurrë për të.

“Dhendri dhe vajza japin gjak. Ata kane filluar shume vite perpara meje. Cdo tre muaj japin. Vete dita shkojnë dhe japin.”

Teksa nevojat për gjak mbeten gjithnjë jetike, Arbri jep këtë mesazh.

“Sa më shumë të dhuroni aq me mirë eshte, per ata qe jane të semurë.”

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu theksoi nevojën për rritjen e dhuruesve të gjakut, ndonëse vitet e fundit numri i vullnetarëve është rritur, sërish nevojat në bankat e gjakut janë të mëdha.

“Do doja të mos mjaftoheshim me këta, të rrisim ndergjegjesimin. Per këdo qe ka mundesi, që nuk ka problem shëndetësore të dhurojë pë rata që kanë nevojë. “

Në pesë vitet e fundit mbi 37 mijë qytetarë kanë dhuruar gjak, duke iu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ndonëse fushata sensibilizuese organizohen vazhdimisht dhuruesit vullentetarë të gjakut përbëjnë vetëm 25% të dhurimeve pjesa tjetër e nevojave plotësohet nga familjarë të pacientëve.

“Të dhurosh gjak është një akt solidariteti dhe human, pasi në këtë mënyrë shpëtohen jetë. Gjaku nuk prodhohet në laborator dhe në asnjë formë tjetër, prandaj burimi i tij i vetem është dhurimi. Për herë të parë Shqipëria ka këtë njësi levizese të dhurimit të gjakut, ku mund të shkoje në çdo zonë të vendit.”/abcnews.al