Kosova U21 ka në program ndeshjen me Austrinë U21. Trajneri Rafet Prekazi ka bërë përzgjedhjen e tij dhe janë disa risitë. Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar Lumbardh Dellova (Hajduk Split), Donat Rrudhani (FC Aarau), Luftëtar Mushkolaj (TSV 1860 Rosenheim), Meriton Kastrati (SC YF Zurich), Arb Manaj (FC Trepça’ 89) dhe portieri Dorart Ramadani (FC Dritës).
Këto lëvizje kanë ardhur edhe për shkak të mungesave të shumta. Arbenti Xhemajli është ftuar në përfaqësuesen A nga Bernard Challandes, kurse Leard Sadriu do të jetë pjesë e Kosovës U19 në kualifikueset e Europianit, që zhvillohen në Uells.
Ndërkohë ka edhe lojtarë të dëmtuar, si Lirim Kastrati, qendërmbrojtësi i Bologna, Besfort Kolgeci, Kreshnik Hajrizi dhe Arton Zekaj. Ndeshja me Austrinë zhvillohet më 15 nëntor në Ried. Në listë janë edhe tre lojtarë të Superiores, Vitija e Muja të Skënderbeut, si dhe Daku i Kukësit. /abcnews.al