Analisti Mentor Nazarko thotë se është e vështirë që Lulzim Basha të rikthehet te Sali Berisha, pasi ky i fundit mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se të moderuarit që kanë qenë me Bashën, tanimë, me apo pa atë, duhet të krijojnë një subjekt të ri politik.
“Kjo është pikëpyetja më me e madhe. Dy gjëra. Ne po e shikojmë në vështirësitë që kanë të rinjtë, që kanë krijuar subjekte, për t’u afirmuar në këtë skenë të dominuar nga elefenatët, ne po shikojmë se sa e vështirë është të krijosh një figurë politike. Unë për këtë, kam besuar se Basha ka qenë i privilegjuar në raport me të tjerët, për shkak se krijoi eksperiencë të madhe politike. Kjo e bënte atë që të ishte figurë e krahasueshme për nga eksperieenca, me Ramën. Ta flakësh atë në mënyrë kategorike, është diçka e vështirë. Është e vështirë që të krijosh një figurë të re, që nga hiçi, të sfidojë më të madhin. Pikërisht për shkak të kësaj karriere, unë e shoh të vështirë që të shkojë të rikthehet te Berisha, duke qenë i treti ose i katërti.
I pari nuk mund të jetë më. Pa Bashën, apo pa Bashën, unë mendoj se duhet të krijojnë një subjekt të ri. Një nga arsyet pse Rama është gjatë në pushtet, edhe pse ka qëndrim autokratik, Rama ka krijuar dhe ka zhvilluar një Parti Socialiste të hapur. Ai nuk ka mbajtur profil qartësisht të majtë. Duhet një parti e hapur. Një opozitë e re, edhe pa eksperiencë, nëse ofron një alternativë të re, ka mundësi të bëjë atë pakicën bllokuese që pastaj ta kushtëzojë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse rrëzohet qeverisja Rama”, theksoi ai./abcnews.al