Cristiano Ronaldo u zëvendësua sërish. Portugezi nuk e priti mirë lëvizjen e bërë nga trajneri Maurizio Sarri në sfidën me Milanin, ndërkohë që thuhet se sulmuesi është larguar nga stadiumi para se ndeshja të përfundonte.
Antonio Cassano e përjashton diçka të tillë, pasi sipas tij nëse ka ndodhur diçka e tillë atëherë rrezikon që Ronaldo të dënohet. “Ronaldo është larguar tre minuta para përfundimit të ndeshjes? Nuk mund të ndodhë, pasi në fund të ndeshjes bëhet testi anti-doping”, shprehet fillimisht barazi në emisionin “Tiki Taka” që transmetohet në Mediaset.
“Shikoni, nëse është ashtu si thuhet, atëherë situata bëhet e ndërlikuar. Më ndodhi mua 12 vite më parë në Roma-Lazio. Capello më zëvendësoi dhe unë u tërbova dhe u largova për në shtëpi. Më duhej të kthehesha sërish sepse po të tërhiqesha nga testi i anti-dopingut, do të pezullohesha për dy vite”, është shprehur Cassano. /abcnews.al