Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.
Siç e do “zakoni”, nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau po zhvillohet edhe konferenca e radhës për shtyp, ku mesditën e kësaj të enjteje fjalën e mori “arkitekti” i mesfushsës së “Legjionarëve”, Kristjan Asllani, i cili më tej gjatë konferencës foli edhe nivelin e lartë në mesfushë që Italia zotëron, si edhe për mbështetjen e zjarrtë të “Tifozëve Kuq e Zi”, që pret gjatë Evropianit.
“Përgatitje deri më tani kanë shumë mirë. Ka shumë harmoni dhe shumë pozitivitet brenda grupit. Të gjithë jemi të fokusuar te ndeshja, ndaj Italisë, jemi duke analizuar gjatë gjithë kohësh kundërshtarin, po shohim video të tyre duke luajtur dhe tanimë na mbetet veçse të presim. Mungesa e Barella nuk ndikon, pavarësisht se ky është një nga lojtarët më të mirë në botë. Italia ka një mesfushë shumë të fortë, në qoftë se nuk është Barella është Frattesi, edhe ky një lojtar shumë i aftë në fushën e blertë.
Do të provojmë të arrijmë një rezultat të madh, por sigurisht nuk është e lehtë. Unë besoj se forca jonë është grupi, si dhe tifozët që na kanë mbështetur si gjithmonë dhe po i presim sa më shumë sepse janë të zjarrtë”,- u shpreh “Legjionari” i Kombëtares. /i.m /abcnews.al