Vuçiç: Ballkani do të jetë mirë, kur t’i zgjidhë problemet pa ndërhyrjen e të huajve

schedule09:05 - 13 Qershor, 2024

schedule 09:05 - 13 Qershor, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për situatë në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiç është shprehur se gjërat do të ndryshojnë kur njerëzit t’i zgjidhin problemet e tyre, pa ndërhyrjen e të huajve.

“Për ne, situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet dhe gjithçka do të jetë ndryshe pasi ne t’i marrim gjërat në duart tona dhe t’i zgjidhim problemet tona,” tha presidenti serb.

Ai theksoi se do të jetë më mirë kur të mos ketë asnjë ndërmjetës në bisedime.

“Le të flasim për problemet, por le të jemi vetëm”, tha Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!