Arrihet akordi, Fernando Santos merr drejtimin e Azerbajxhanit

schedule22:36 - 12 Qershor, 2024

schedule 22:36 - 12 Qershor, 2024

Aventura te Besiktas përfundoi shumë shpejt, me teknikun Fernando Santos, i cili nuk ka vonuar aspak për të nisur një tjetër “kapitull” të ri, në karrierën e tij, teksa që prej kësaj të mërkure është vendosur në krye të përfaqësueses së Azerbajxhanit, ku objektivi kryesor do të jetë kualifikimi për në Kampionatin Evropian të futbollit, në vitin 2028.

Njoftimi erdhi nga Federata e Futbollit së Azerbjaxhanit, ku në deklaratë thuhej se azerët kanë nevojë për formimin e një kombëtareje të fortë, konkurruese dhe të suksesshme, si dhe për zhvillimin e futbollit bazë, teksa më tej thuhet se tekniku “luzitan do të prezantohet të enjten si tekniku i ri i Kombëtares së tyre.

“Në vazhdim të çështjes së trajnerit të diskutuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës më 3 qershor 2024, kandidatura e trajnerit të njohur portugez, Fernando Santos, u propozua për postin e trajnerit të kombëtares së Azerbajxhanit.

Në këtë kuptim, u vendos që të emërohej Fernando Santos si trajner i kombëtares së Azerbajxhanit, duke marrë parasysh përvojën e tij të pasur si një nga specialistët më të njohur të futbollit botëror, sukseset e tij gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, përfshirë edhe kampionatin evropian me ekipin portugez”,- thuhej në deklaratë. /i.m /abcnews.al