Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LIVE/ “Jemi stërvitur shumë”, Laçi: Kemi punuar fort, jemi gati për Evropianin

schedule14:42 - 12 Qershor, 2024

schedule 14:42 - 12 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Siç e do “zakoni”, nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau  po zhvillohet edhe konferenca e radhës për shtyp, ku mesditën e kësaj të mërkure i pranishëm është “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi, i cili fillimisht foli për stërvitjen intensive që Kombëtarja ka kryer në prag të nisjes së Evropianit.

“Kemi bërë goxha stërvitje. Është një ogranizimi mjaft i mirë si nga stafi, ashtu edhe nga Federata. Kemi punuar fortë, që në Austri e tani, në Gjermani, për të qenë sa më gati për ndeshjen me Italinë. Të gjithë ne jemi gati, ndërsa formacionin e përzgjedh vetëm trajneri”,- u shpreh “fantazisti” i Sparta Prague. /i.m /abcnews.al 

Ndiqni live konferencën për shtyp: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!