Moti i keq në Spanjë/ Përmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime

schedule13:59 - 12 Qershor, 2024

schedule 13:59 - 12 Qershor, 2024

Qindra fluturime në aeroportin “Palma de Mallorca” në Spanjë janë vonuar apo janë anuluar si pasojë e stuhisë së fortë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionët e përmbytura ndërsa shiu i rrëmbyeshëm ka goditur ishullin.

Autoritetet përkatëse njoftuan se vetëm për të martën 100 nga më shumë se 900 fluturimet të planifikuara, duke përfshirë shumë fluturime per apo edhe nga Gatwick , Luton dhe Bristol, ishin prekur nga stuhia.

Në faqen e internetit thuhet: “Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”.

Një video tregoi ujërat e shiut duke përmbytur një nga pistat e aeroportit, ndërsa një anëtar të stafit që zhytej në ujë për të treguar se sa thellë ishte. Një tjetër tregonte pasagjerët brenda terminalit duke u përpjekur të mbuloheshin pasi uji rridhte nga tavani.

Mediat lokale raportuan se autoritetet e emergjencës kishin regjistruar mbi 320 incidente në lidhje me motin që nga nata e së hënës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!