Ditët e Granit Xhakës në Londër duket se janë drejt fundit. Pas përplasjes me tifozët, shqiptarit që luan për Zvicrën iu hoq dhe shiriti i kapitenit nga trajneri, Unai Emery. Me shumë mundësi Arsenal do ta vendosë mesfushorin në merkaton e janarit, duke parë dhe marrëdhënien jo të mirë me stafin e ekipit.
Edhe vetë Xhaka e kërkon largimin dhe sipas një informacion ai po kërkon shtëpi në Milano. Siç raporton ‘SonntagsBlick’, 27-vjeçarin mund ta shikojmë me fanellën e Milanit në janar. Në Milano mund të kemi një largim të mesfushorit, Franc Kessie, drejt Anglisë ku Wolves kanë kohë që e kërkojnë 22-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë.
Largimi i Kessies mund ti hap udhë transferimit të shqiptarit tek ‘djalli’.Një arsye më shumë se pse Xhaka mund ti bashkohet kuqezinjve është dhe drejtori i Milanit, Ivan Gazidis. Graniti e njeh shumë mirë Gazidisin, pasi ai kishte të njëjtin rol tek londinezër nga viti 2009 deri në 2018. /abcnews.al