Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha këtë të martë se Rusia kundërshton përpjekjet e vendeve perëndimore për të “luajtur kartën bërthamore”.
Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BRICS në Nizhny Novgorod, Lavrov tha gjithashtu se ngjarjet e fundit në skenën globale zbuluan “fytyrën e vërtetë të Perëndimit, i cili përpiqet të imponojë rendin e tij në botë”.
Sot përfundon takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS.
Lavrov u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, i cili tha në fillim të qershorit se Turqia dëshiron të bëhet anëtare e BRICS. Tema e bisedës mes dy ministrave ishte situata në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Kaukazin e Jugut./abcnews.al