Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet avioni i zhdukur, konfirmohet vdekja e zv.presidentit të vendit afrikan

schedule14:12 - 11 Qershor, 2024

schedule 14:12 - 11 Qershor, 2024

Presidenti i Malauit, Lazarus Chakwera, ka dhënë lajmin e rëndë se avioni ku udhëtonte zv.presidentit Saulos Chilima u gjet i rrëzuar, duke konfirmuar më pas vdekjen e tij dhe 9 personave të tjerë që udhëtonin me të.

Avioni ushtarak ku udhëtonte Chilima u zhduk nga radarët një ditë më parë, teksa mendohet se shkak për aksidentin ka qenë moti i keq. Mbetjet e mjetit fluturues më pas u gjetën nga forcat e ushtrisë në pyllin e Chikangawa.

Avioni Malawi Defense Force, u nis nga kryeqyteti Lilongwe rreth orës 09:17 të mëngjesit të kaluar, sipas deklaratës së bërë nga zyra e presidentit.

Chilima ishte nisur për në varrimin e një ish-ministri të kabinetit Ralph Kasambara, i cili humbi jetën 4 ditë më parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!