LAÇ- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Laç, ka inspektuar nga afër lagjen e rindërtuar pas tërmetit tragjik të nëntorit të 2019. Në këtë lagje shumë shpejt do të akomodohen në shtëpi të reja 375 familje.
Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.
Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.
Por pavarësisht goditjes shkatërruese, qeveria shqiptare u angazhua në kohë rekord për të gjetur zgjidhje për banorët e prekur./ abcnews.al