Blinken: Mbështetja e Hamasit për rezolutën e OKB-së për një armëpushim në Gaza është një shpresë

schedule11:17 - 11 Qershor, 2024

schedule 11:17 - 11 Qershor, 2024

Hamasi pranoi rezolutën e armëpushimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe është gati të negociojë detajet, tha për Reuters zyrtari i lartë i Hamasit Sami Abu Zohri.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha nga ana e tij se deklarata e mbështetjes për rezolutën ishte një  “shenjë shpresëdhënëse”, por sqaroi se është qëndrimi i udhëheqjes lokale të organizatës islamike palestineze në Gaza që do të ketë shumë rëndësi.

Bisedimet mbi planet e pasarmëpushimit për Gazën do të vazhdojnë të martën pasdite dhe gjatë dy ditëve të ardhshme, tha Blinken.

“Është e domosdoshme që të ketë plane të tilla”, theksoi ai.

Në vizitën e tij të tetë në rajon që nga 7 tetori, Blinken kaloi të hënën në Egjipt dhe më pas udhëtoi për në Izrael ku u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallad.

Ai gjithashtu është takuar me familjet e atyre që mbahen peng në Gaza nga Hamasi. Sekretari amerikan i shtetit paralajmëroi gjithashtu se sa më gjatë të vazhdojë fushata ushtarake në Gaza, aq më shumë rajoni është në rrezik lufte.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje një rezolutë që i bën thirrje Hamasit të binte dakord me një propozim me tre faza të armëpushimit të pengjeve nga Joe Biden, hera e parë që ky organ miraton një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Plani fillimisht kërkon shkëmbimin e të burgosurve të moshuar, të sëmurë ose grave palestineze të mbajtura nga Izraeli gjatë armëpushimit fillestar gjashtë-javor. Kjo do të çonte në fundin e armiqësive dhe lirimin e të gjithë pengjeve në një fazë të dytë ku të dy palët dhe ndërmjetësit amerikanë, katar dhe egjiptianë do të negocionin.

Faza e tretë përfshin një përpjekje të madhe për rindërtimin e zonës. OKB vlerëson se gjysma e të gjitha ndërtesave në Gaza janë shkatërruar nga bombardimet izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!