Ervina Toptani me profesion përkthyese, shkrimtare, studiuese në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, rrëfeu sfidat e të jetuarit jashtë Shqipërisë.
Autorja e tre librave, foli për letrën e mësuesit te djalit, ku shkruhej “Nuk e di sa krenarë jeni ju për djalin tuaj, por unë jam krenar që jam profesori i tij”.
“Kur im bir erdhi në shtëpi ishte i shqetësuar se nuk e dinte se carë shkruhej në letër. Kur ma sjell letrën fillon dhe e lexoj. Përgjigja ishte ‘nuk e di sa krenarë jeni ju për djalin tuaj, por unë jam krenar që jam profesori i tij’.
Djali nuk ka dashur që unë ta publikoja letrën. Më pyeste “pse duhet të ikim ne për një të ardhme të mirë dhe pse mendon që po të largohemi ne do i zgjidhin problemet?”. Më duhet t’i them të vërtetën , jo vetëm atë reale, por edhe atë të ndjenjave të miat.
Prej 10 vitesh jetoj jashtë vendit, në Bruksel. Këtu kam qenë pedagoge, përkthyese, shkrimtare dhe dikur spikere lajmesh në Shqipëri. Bashkëshorti im ka punuar në NATO. U detyrova të largohem për arsye personale, familjare, më tepër për të mbrojtur jetën e fëmijëve. Kështu u detyrova të largohem dhe të mos i përgjigjem pyetjeve të tim biri.
Unë e shoh rikthimin në Shqipëri, larg atdheut tënd nuk je i plotë.”, u shpreh ajo.
/abcnews.al