Tensionohet situata te “Pancerat”, Fullkrug e Rudiger përplasen me njëri-tjetrin

schedule09:36 - 11 Qershor, 2024

schedule 09:36 - 11 Qershor, 2024

Një episod totalish i pazakontë ka ndodhur në sy të rreth 4000 tifozëve që ishin dyndur në kampin stërvitor të Gjermanisë për të mbështetur skuadrën që do të garojë në kompeticionin më të rëndësishëm për përfaqësuses në “kontinentin e vjetër”, me mbrojtësin e Real Madrid, Antonio Rudiger dhe “bomberin” e Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug, që kanë shmangur në “limite”, një përballje fizike.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Sport Bild”, gjithçka ka ndodhur gjatë një stërvitjeje normale, ku gjatë kohës, që lojtarët gjermanë po praktikonin krosimet e tyre kur mbrojtësi i Real Madridit dhe sulmuesi i Borussia Dortmundit u përplasën mjaft ashpër në disa raste.

Të dy ishin vendosur në grupe të ndryshme dhe, pas një dyluftimi të fortë, shpërtheu një debat i vërtetë. Pas fërkimeve të para, në duelin e radhës Rudiger e tërhoqi mbajti Fullkrug dhe e tërhoqi poshtë, me sulmuesin, që u rrëzua keq dhe aq mjaftoi për të shpërthyer në ofendime jo vetëm ndaj shokut të tij të skuadrës, por edhe ndaj një prej anëtarëve të stafit teknik.

Në këtë pikë situata u nxeh dhe, pas futbollistët nisën të shtyheshin, duke shkuar thuajse në përplasje fizike. Situata u tensionua aq shumë sa u desh të ndërhynte për t’i ndarë ndihmëstrajneri Sandro Wagner, duke ndërprerë përkohësisht stërvitjen.

MdRudiger dhe Fullkrug ishin kundërshtarë pak ditë më parë në finalen e UEFA Champions League, me “Galaktikëve” të, Real Madrid dhe “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund. Edhe në atë rast të dy nuk u përmbajtën dhe nisën një duel të nxehtë, por në realitet jashtë fushës i bashkon një miqësi e madhe, teksa vetë sulmuesi, vetëm pak ditë më parë, në një intervistë, zbuloi se Rudiger ishte ndër lojtarët e kombëtares me të cilët kishte marrëdhënie më të mirë. /i.m /abcnews.al