Konti Tafa është inxhinieri që krijoi biçikletën e parë elektronike në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ai ndau më shumë detaje rreth biçikletës elektronike, e cila ecën deri në 60 km/h dhe peshon 45 kilogramë.
“Ishte viti 2012 kur unë krijova biçikletën e parë elektronike në Shqipëri. Kur krijova 12 vite më parë njerëzit nuk e besonin që biçikleta ecte pa pedaluar. Kam rregulluar për herë të parë një televizor Lura, një inxhinier amerikan më mësoi. Biçikleta elektrike peshon plot 45 kilogramë. Kjo biçikletë mund të ecë me 60 km në orë. Pasionin për elektronikën dhe inxhinierinë e kam që nga klasa e 6-të.
Kjo biçikletë ka bërë rreth 3 mijë kilometra. Kjo biçikletë ma kë marrë 1 muaj kohë, por nuk është versioni përfundimtar.”, u shpreh ai.
/abcnews.al