Rreth 330 balona që mbanin thasë me mbeturina ishin dërguar nga Koreja e Veriut që nga nata e së shtunës, nga të cilat rreth 80 kanë zbritur në Korenë e Jugut, tha të dielën Shefat e Shtabit të Përbashkët të Seulit (JCS).
Në pako u gjetën mbetje letre dhe plastikë dhe nuk kishte substanca të rrezikshme për sigurinë, tha JCS.
Rreth 1060 balona nga Veriu kanë hyrë në territorin e Koresë së Jugut që nga 28 maji, sipas një raporti të CNN.