Policia në Danimarkë tha të shtunën se një sulm ndaj kryeministres së vendit Mette Frederiksen nuk ishte “i motivuar politikisht”.
“Aktualisht nuk është hipoteza jonë udhëzuese që incidenti ishte i motivuar politikisht,” tha policia në një deklaratë të postuar në X, dikur Twitter.
Mediat vendase raportuan se burri e shtyu fort kryeministren teksa po kalonte në sheshin Kultorvet, një nga sheshet kryesore, në Kopenhagë të premten.
Në deklaratë shtohet se i dyshuari 39-vjeçar doli në gjykatë të shtunën dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri më 20 qershor./abcnews.al