Gjashtë anëtarë të një familjeje u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm ajror izraelit në qendër të Gazës gjatë natës. Trupat e të vdekurve dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir Al-Balah, një nga spitalet e vetme që ende funksionon në Gaza.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se po vazhdonin luftimet e saj në Dier al Balah dhe Bureij pasi nisën një operacion të ri në fillim të javës.
“Gjatë ditës së kaluar, avionët dhe trupat tokësore të IDF-së goditën dhjetëra infrastruktura terroriste, duke përfshirë një tunel terrorist nëntokësor që ishte fshehur brenda një strukture civile,” thuhej në deklaratën e IDF.
/abcnews.al