Partia Socialiste e Pedro Sanchez fiton zgjedhjet në Spanjë, por pa maxhorancë. Në vend të dytë dhe me rritje renditet Partia Popullore. Por ajo që shënoi fenomen është partia e ekstremit të djathtë VOX që, siç kishin parashikuar edhe sondazhet, u rendit forcë e tretë politike në Spanjë, duke dyfishuar numrin e deputeteve në parlament.
Pas fitores, kreu i socialistëve Pedro Sanchez iu ka drejtuar një apel të gjitha partive për të punuar dhe gjykuar me përgjegjësi, për zhbllokimin e situatës politike.
Partneri i natyrshëm i Partisë Socialiste në pushtet do të ishte e majta Unidas Podemos. Por mes tyre ka një ngërç pas bisedimeve të dështuara pas zgjedhjeve të prillit dhe shanset e tyre për të pasur vende të mjaftueshme për të qeverisur së bashku janë të pakta.
Zgjedhjet e djeshme ishin të katërtat në Spanjë në 4 vite. /abcnews.al