Esmeralda Garcón Campos, një këshilltare bashkiake në qytetin e Tixtla në shtetin e Guerrero, Meksikë, u vra dje të premten nga persona të armatosur ndërsa ajo po dilte nga shtëpia e saj.
Ajo u zgjodh me Partinë Revolucionare Institucionale (PRI) e cila bashkoi forcat me partitë e tjera opozitare, duke synuar krijimin e një aleance kundër Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare (MORENA). Megjithatë, Esmeralda Garcón Campos mbështeti kandidatët e MORENA-s në zgjedhjet e 2 qershorit, siç duket edhe nga postimet e saj në rrjetet sociale.
“Voto pa frikë!”, ka theksuar ajo në mesazhin e saj.
Por periudha më e fundit zgjedhore është përshkruar nga grupet e të drejtave të njeriut si “më e përgjakshme” në historinë e Meksikës, pasi 39 kandidatë për poste të ndryshme u vranë.
Të dielën, kandidatja presidenciale e MORENA-s, Claudia Sheinbaum, fitoi zgjedhjet dhe do të bëhet gruaja e parë që do të betohet si presidente e Meksikës.
24 orë më vonë, Yolanda Sánchez Figueroa, kryetarja e qytetit të Cotija në shtetin e Michoacan, u vra së bashku me truprojën e saj në një pritë të armatosur./abcnews.al