Turizmi, motori i ekonomisë/ Këshilli botëror i turizmit dhe udhëtimit: Krijoi vende pune dhe më shumë të ardhura

schedule15:27 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:27 - 6 Qershor, 2024

Turizmi është transformuar në një nga motorët me të fuqishëm të ekonomisë shqiptare vitin e fundit. Keshilli boteror i turizmit dhe udhetimit në një raport të fundit  thekson se sektori i turizmit në Shqipëri ka dhënë një ndikim të madh në ekonomi, duke krijuar më shumë vende pune në vitin 2023 se çdo vit më parë në histori.po ashtu

kontributi i sektorit në PBB-në e Shqipërisë arriti pothuajse 565 miliardë dollarë vitin e kaluar, që ishte pothuajse 37% më shumë se niveli më i lartë i mëparshëm në 2019-ën.Zhvillimi i turizmit dha efekete pozitive edhe në punësim. Sipas këshillit Boteror të Turizmit vendet e punës të mbështetura nga sektori u rritën me më shumë se 10% në 2019 me pothuajse 269,000 duke përfaqësuar një në pesë vende pune në Shqipëri.

Ndërkohë parashikimet janë që viti 2024 do të thyejë këto rekorde. Keshilli boteror i turizmit dhe udhetimit parashikon që PBB-ja do të vazhdojë të rritet në pothuajse 608.5 miliardë dollarë këtë vit, me gati 10,000 vende pune të reja.Në raport theksohet se Shqipëria po vazhdon të thyejë rekorde të reja, duke u pozicionuar si një nga destinacionet gjithnjë e më popullore turistike të Evropës.

Me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, qeveria shqiptare po forcon përpjekjet për të tërhequr më shumë vizitorë ndërkombëtarë, duke përfituar nga popullariteti në rritje i vendit, falë trashëgimisë së tij të pasur kulturore, peizazheve mahnitëse dhe përballueshmërisë.

Sipas parashikimit të Organit Global të Turizmit, sektori i turizmit do të rrisë kontributin e tij vjetor të PBB-së në 749 miliardë dollarë deri në vitin 2034 dhe parashikohet të punësoj më  shumë se 314 000 njerëz në të gjithë vendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!