Telashe për Meta, kompania përballet me ankesa nga 11 vende për përdorimin e të dhënave për AI

schedule14:56 - 6 Qershor, 2024

schedule 14:56 - 6 Qershor, 2024

Mbrojtësit austriakë të privatësisë NOYB depozituan sot ankesa në 11 vende evropiane duke pretenduar se Meta po kërkon të përdorë të dhënat personale të përdoruesve të platformës së saj për të trajnuar modele të inteligjencës artificiale.

Veprimi ligjor vjen pasi Meta përditësoi politikën e saj të privatësisë duke kërkuar të marrë të gjitha të dhënat publike dhe jopublike të përdoruesve – me përjashtim të bisedave ndërmjet individëve – që ka mbledhur që nga viti 2007 dhe t’i përdorë ato për “teknologjinë e inteligjencës artificiale” aktuale dhe të ardhshme, tha NOYB.

Kompania Big Tech tha në një deklaratë javën e kaluar se do të fillonte të njoftonte njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE për mënyrën se si do të përdorë “informacionin publik që ata kanë ndarë mbi produktet dhe shërbimet e Meta për të zhvilluar dhe përmirësuar AI në Meta brenda ligjeve të tyre përkatëse të privatësisë”.

Sipas NOYB, përdoruesve nuk u jepet asnjë informacion në lidhje me qëllimet e “teknologjisë AI”, e cila është në kundërshtim me kërkesat e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR). Për të përpunuar të dhënat personale në BE, kompanitë do të duhet të mbështeten në një nga gjashtë bazat ligjore sipas GDPR, siç është pëlqimi për të zgjedhur.

Për shkak se politika e Metës do të hyjë në fuqi më 26 qershor, NOYB ka kërkuar një “procedurë urgjente” sipas rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Ajo pretendon se ndryshimi është shqetësues sepse përfshin të dhënat personale të rreth 4 miliardë përdoruesve të Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!