Shkencëtarët kanë krijuar një virus të ri “cowpox-style” që mendohet së mund të kurojë “çdo lloj” të kancerit. Kura përdor viruse për të infektuar dhe vrarë qelizat kancerogjene. Ideja është që qelizat kancerogjene të shkëputen dhe të vdesin. Trajtimi i quajtur CF33, ka arritur t’i tkurrë tumoret tek minjtë, shkruan The Daily Telegraph.
Eksperti amerikan i kancerit, Yuman Fong, është duke e drejtuar eksperimentin që po zhvillohet në një institut të Australisë. Njëkohësisht shkencëtarët kanë paralajmëruar se trajtimi i suksesshëm tek minjtë nuk garanton se do të jetë i suksesshëm edhe tek njerëzit.
Por, profesori Fong shprehet optimist dhe thotë se metodat e tjera që kanë qenë efektive tek minjtë kanë rezultuar të suksesshme edhe tek njerëzit. Duke filluar nga viti i ardhshëm shkencëtarët po synojnë që ta fillojnë testimin, me pacientët me kancer në mushkëri, stomak, fshikëz dhe zorrë./abcnews.al