Ekonomia europiane po humbet betejën me SHBA-në dhe Kinën

schedule11:29 - 6 Qershor, 2024

schedule 11:29 - 6 Qershor, 2024

Rëndësia e Europës në ekonominë botërore po zvogëlohet dhe po rritet frika se nuk ka më asnjë mundësi të konkurojë SHBA-në dhe Kinën.

“Jemi shumë të vegjël”, tha Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë, i cili së fundmi dorëzoi në Komisionin raportin e tij për të ardhmen e tregut të përbashkët.

“Ne nuk jemi mjaftueshëm ambiciozë,” nënvizon Nikolai Tangen, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisëm, duke shtuar se amerikanët punojnë më shumë.

Lista e shkaqeve të “krizës së konkurrencës” të BE-së është e pafundme: Ka shumë rregullore, udhëheqja e saj në Bruksel ka shumë pak fuqi, tregjet e saj financiare janë të fragmentuara, investimet në sektorin publik dhe privat janë të kufizuara dhe kompanitë e saj janë shumë të vogla për të konkurruar në shkallë ndërkombëtare.

Dhe Mario Draghi, ish-president i BQE-së, i cili ka marrë përsipër të përgatisë një studim përkatës, thekson se “procedurat e organizimit, vendimmarrjes dhe financimit tonë janë projektuar për botën e djeshme, botën para pandemisë së koronavirusit, para luftës në Ukrainë, para nisjes së luftës përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe para rikthimit të rivalitetit midis fuqive të mëdha”.

Energjia e lirë nga Rusia, importet e lira nga Kina dhe mbrojtja ushtarake amerikane nuk janë më.

Pekini dhe Uashingtoni po derdhin gjithashtu qindra miliarda dollarë për të nxitur industrinë e gjysmëpërçuesve, energjisë alternative dhe automjeteve elektrike, duke përmbysur rendin e tregtisë globale.

Në vitin 2022, kompanitë e mëdha europiane investuan 60% më pak se ato të Amerikës dhe u rritën me një normë përkatësisht më të ulët, sipas një studimi nga Instituti Global McKinsey.

Për sa i përket të ardhurave për frymë, është mesatarisht 27% më pak se SHBA, ndërsa rritja e produktivitetit është më e ulët në krahasim me ekonomitë e tjera të mëdha dhe çmimet e energjisë janë shumë më të larta.

Në vitin 2022, bizneset e mëdha europiane investuan 60% më pak se ato të Amerikës dhe rritja e produktivitetit është më e vogël në krahasim me ekonomitë e tjera të mëdha.

Raporti i tij do të publikohet pas zgjedhjeve evropiane, por Draghi ka thënë tashmë se duhet të ketë “ndryshime radikale”: një rritje e konsiderueshme në shpenzimet e përbashkëta, një ristrukturim i sistemit të trazuar të financimit të Europës, si dhe rregulloret e saj komplekse dhe bashkimet e kompanive të vogla.

Detyra tashmë jashtëzakonisht e vështirë e bashkimit të kaq shumë vendeve dhe përpjekjes për të vepruar si një njësi është bërë edhe më e vështirë nga përparimet e shpejta teknologjike, nga përshkallëzimi i konflikteve ndërkombëtare dhe nga rritja e rekursit të vendeve drejt politikave kombëtare për të mbështetur bizneset e tyre. Mund të imagjinohet se çfarë do të ndodhte nëse çdo shtet amerikan do të kishte sovranitet kombëtar dhe autoritetet federale do të kishin kompetenca të kufizuara për të mbledhur fonde.

Vitin e kaluar, BE-ja. votoi në Planin Industrial të Marrëveshjes së Gjelbër për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë dhe javë më parë propozoi për herë të parë një politikë për të mbrojtur industrinë europiane.

Megjithatë, përpjekjet e saj zbehen përpara fondeve marramendëse të mobilizuara nga SHBA dhe Kina.

Sipas Draghi, investimet e sektorit publik dhe privat në BE, duhet të rriten çdo vit me të paktën gjysmë trilion euro, në mënyrë që Europa të arrijë SHBA-në dhe Kinën.

Siç theksojnë ata, nëse nuk nxjerrim arkat publike dhe nuk krijojmë një treg të vetëm kapitali, Europa nuk do të jetë në gjendje të bëjë ato lloj investimesh në mbrojtje, energji, informatikë të teknologjisë së lartë dhe shumë gjëra të tjera absolutisht të nevojshme për të konkurruar.

Dhe nëse kompanitë më të vogla nuk bashkohen, ato nuk do të jenë në gjendje të arrijnë ekonomitë e shkallës që kanë kompanitë gjigante të huaja.

Për shembull, Europa ka të paktën 34 rrjete kryesore celulare, ndërsa Kina ka katër dhe SHBA-ja ka tre.

Letta ka përjetuar të metat e Europës nga dora e parë gjatë gjashtë muajve që kaloi duke vizituar 65 qytete europiane duke bërë kërkime për raportin e tij.

Dhe thekson se “është e pamundur të udhëtosh me tren të shpejtë nga një kryeqytet europian në tjetrin dhe kjo është një paaftësi emblematike e Tregut Unik”.

Propozohen shumë zgjidhje, por ato ndeshen me çështje politike. Udhëheqësit politikë dhe votuesit në të gjithë Europën janë të shqetësuar për vendet e punës, standardet e jetesës dhe fuqinë blerëse të evuopianëve, por ata nuk po ia japin kompetencat Brukselit.

Fermerët e zemëruar në Francë dhe Belgjikë kanë bllokuar autostradat për shkak të zbatimit të rregullave të BE-së. për mjedisin.

Në dekadën e kaluar, BE u përpoq të krijonte një treg të vetëm kapitali për të lehtësuar investimet ndërkufitare.

Por shumë vende të vogla, duke përfshirë Irlandën, Rumaninë dhe Suedinë, refuzojnë t’i dorëzojnë kompetencat Brukselit ose të ndryshojnë ligjet e tyre, nga frika se industritë e tyre mund të jenë në disavantazh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!