Liverpooli ka fituar me rezultatin 3-1 kryendeshjen e javës së 12-të në Premier League përballë Manchester City, një fitore që mund të vendosë shumë sa i takon titullit kampion të këtij sezoni. Këto tre pikë, e çojnë Liverpoolin plot 9 pikë para Manchester Cityt, një distancë shumë e madhe.
Të kuqtë e Jurgen Klopp shënuan shumë shpejt, që në minutën e 6-të, kur Fabinho realizoi një supergol. Shtatë minuta më vonë, Salah shënoi me kokë, për të dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë, Mane çoi rezultatin në 3-0 dhe mbylli fatet e takimit, ndërsa ai gol në fund i Bernardo Silvës ishte thjesht për statistikë.
Guardiola nuk ishte aspak i lumtur me gjyqtarët e kësaj sfide dhe me VAR, pasi dy golat e parë të Liverpool, ishin shumë të kontestuar. Pritet të ketë reagime të ashpra nga trajneri spanjoll në fjalën e tij./abcnews.al
Premier League, java 12
Liverpool – Man. City 3-1
Fabinho 6′, Salah 13′, Mane 51′ / B. Silva 78′