Gjykata e Lartë ruse ka konfirmuar dënimin me pesë vjet burg të dhënë për sociologun Boris Kagarlitsky, i shpallur fajtor për “justifikim të terrorizmit”. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass.
Kagarlitsky, me prejardhje marksiste, u deklarua kundër ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë. Sipas avokatit të tij, akuza për të cilën ai u dënua i referohet një postimi në të cilin ai analizonte pasojat ushtarake të sulmit në urën e Krimesë në tetor 2022.
Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi sociologun, të arrestuar në korrik të vitit të kaluar, me një gjobë prej rreth 6 mijë eurosh, por në Apel ai u dënua me pesë vite burgim./abcnews.al