Juventusi ka punuar prej muajsh për të siguruar Teun Koopmeiners dhe tani është koha për të bërë një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me agjentin e mesfushorit holandez për një kontratë pesëvjeçare, me vlerë 4 milionë euro neto në sezon plus bonuse dhe janë gati të formulojnë ofertën e duhur për të bindur Atalantën të shesë xhevahirin e tyre pas një oferte të parë refuzuar rreth dhjetë ditë më parë.
Drejtori sportiv Giuntoli do të vendosë në tavolinë 30 milionë euro “cash” dhe çmimin e mbrojtësit Dean Huijsen, vlerësimi në treg i të cilit luhatet mes 25 dhe 30 milionë euro.
Negocimi nuk duket të jetë i thjeshtë, duke qenë se Liverpooli i menaxherit të ri holandez Slot është serioz dhe nuk kursen shpenzime, por Juventusi ka besim se do të jetë në gjendje të nënshkruajë me këtë lojtar shumëplanësh./ h.ll/abcnews.al