HRW: Ushtria izraelite përdori municion me fosfor të bardhë në Liban

schedule09:10 - 5 Qershor, 2024

schedule 09:10 - 5 Qershor, 2024

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) përdorën gjerësisht municione me fosfor të bardhë në sulmet e saj ndërkufitare në Libanin jugor.

Kështu deklaroi Human Rights Watch (HRW), duke denoncuar se këto sulme po i vënë “civilët në një situatë rreziku serioz” dhe po përkeqësojnë zhvendosjen e mëtejshme të popullatës lokale.

Në raportin e saj të fundit, HRW tha se kishte dokumentuar përdorimin e fosforit të bardhë nga Izraeli në sulmet kundër të paktën 17 komunave në Libanin jugor që nga tetori 2023.

“Përdorimi i municioneve me fosfor të bardhë nga Izraeli me shpërthim ajror në zonat e populluara dëmton pa dallim civilët dhe ka çuar shumë në largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Ramzi Kaiss, studiues libanez i HRW.

“Forcat izraelite duhet të ndalojnë menjëherë përdorimin e municioneve me fosfor të bardhë në zonat e populluara, veçanërisht kur alternativat më pak të dëmshme janë në dispozicion,” shtoi Kaiss./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!