UNRWA ka thënë se Izraeli duhet të sigurojë akses për karburant për të hyrë në Rripin e Gazës, në mënyrë që impiantet e shkripëzimit të mund të funksionojnë dhe të ofrojnë ujë për njerëzit.
“Mbijetesa është një luftë. Familjet dhe fëmijët ecin në distanca të gjata në vapë për ujë. Njerëzit kanë nevojë për ujë për të jetuar. Autoritetet izraelite duhet të sigurojnë akses tani”, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në X.
With almost no fuel available in #Gaza, critical desalination plants have shut down. People don’t have near enough water
Survival is a struggle. Families & children walk long distances in the heat for water
People need water to live – Israeli authorities must provide access NOW pic.twitter.com/yh0peaM5XP
— UNRWA (@UNRWA) June 4, 2024
Konflikti ka nisur qysh tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar papritur Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Në përgjigje, ushtria izraelite është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë.
Sipas autoriteteve të Hamasit, që kontrollojnë këtë enklavë, mbi 36.000 njerëz janë vrarë deri më tash në sulmet izraelite./abcnews.al