Ministri i ekstremit të djathtë: Izraeli duhet të ndalojë ndihmën për Gazën

schedule09:21 - 4 Qershor, 2024

schedule 09:21 - 4 Qershor, 2024

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka sugjeruar që Izraeli duhet të ndërmarrë hapa më ekstremë për të forcuar pozicionin e tij në luftën kundër Gazës.

“Ka gjëra që nuk i kemi bërë ende, si ndalimi i gazit, duke u thënë atyre ‘nuk ka më ndihmë humanitare’, ne nuk e kemi bërë këtë. Le ta bëjmë për një ose dy muaj, t’i shohim pastaj, “tha ai gjatë një interviste në Radion e Ushtrisë së Izraelit.

Ministri i ekstremit të djathtë po fliste ndërsa inkurajoi njerëzit të merrnin pjesë në marshin vjetor të flamurit të Ditës së Jerusalemit, i cili do të mbahet të mërkurën në portën e Damaskut dhe lagjen myslimane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!