Prioriteti më i rëndësishëm i Izraelit në Gaza është shkatërrimi i Hamasit, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se kjo do të realizohet së bashku me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Ai tha se të dy këto synime ishin pjesë e një plani për t’i dhënë fund luftës të miratuar nga “niveli më i lartë” i qeverisë së tij.
”Kjo nuk është diçka që po e them tani. Kjo është diçka për të cilën kemi rënë dakord unanimisht në kabinetin e luftës”, tha Netanyahu.
Mbrëmë, kabineti izraelit diskutoi propozimin e fundit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin, të paraqitur nga SHBA.
/abcnews.al