Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet gjatë verës.
De Ligt ka pasur një sezon me ulje-ngritje të formës dhe kjo ka bërë që drejtuesit bavarez të mos jenë të sigurt nëse duan ta mbajnë apo jo për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja franceze L’Equipe, e ardhmja e lojtarit do të vendoset pas Kampionatit Evropian kur ai do të bisedojë me trajnerin e ri të Bayernit, Vincent Kompany.
Tre gjigantët evropianë si Barcelona, Paris Saint Germain dhe Manchester United janë duke e ndjekur me vëmendje situatën e mbrojtësit holandez në Allianz Arena.
24-vjeçari nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Bayerni, pasi qëllimi i tij është të jetë titullar i rregullt./h.ll/abcnews.al