Edoardo Reja ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë, edhe pse tipin që ka. Batutat gjatë konferencave i ka të shpeshta, ndërkohë që në një rast edhe ka provuar të rrëzohet. E mori me sportvitet, edhe pse ajo video bëri xhiron e internetit.
Gjatë konferencës së sotme, përgjigjet e tij të gjatë në italisht ia vështirësuan punën edhe përkthyesit të zakonshëm që FSHF merr para ndeshjeve të kombëtares. Pasi Reja kishte folu mirë e mirë, nuk mungoi edhe një ngacmim.
“E vështirë ë?”, tha Reja, ndërkohë që përkthyesi në vend që të fliste shqip iu përgjigj gazetarëve në gjuhën italiane. Trajneri ia nisi të qeshte, ashtu sikurse edhe gazetarët e pranishëm në sallë. “E shikoni, e kushtëzova edhe këtë. Po kjo është një konferencë në Italisht”, tha Reja, ndërkohë që më pas gjithçka nisi normalisht. /abcnews.al