RUBIK- E kanë cilësuar si qyteti që fle mbi ar pasi disa dekada shkuar aty ka pasur miniera ku nxirreshin metale te çmuara. Ka vite që Rubikut i mungon gumëzhima e punëtorëve të uzinave dhe minierave. Në qytetin me afro 5 mijë banorë mbretëron qetësia.
Me uzinat dhe minierat të rrënuara e braktisura qytetarët e Rubikut I kanë hedhur sytë nga tregtia dhe turizmi.
Qyteti edhe pse i vogël ka një histori të pasur. Po aty gjenden 10 kisha të vjetra si dhe ndërtesa e kuvendit françeskan ku kanë marrë mësime personalitete të shquara të kombit shqiptar.
Ndër kullat shekullore që gjenden në Rubik është edhe ajo e klerikut dom Mark biba. Ai lindi në vitin 1865, në një familje me tradita të hershme patriotike. Pasi u shugurua meshtar shërbeu në Skuraj, Zhejë, Jubë, Përlat dhe Rrëshen.
Një prej pasurive të shumta arkeologjike të pjesës veriore të vendit është edhe Kalaja antike e Rubikut, Monument Kulture, Kategoria I, e shpallur si e tillë në vitin 1973./abcnews.al