Zelensky akuzon Rusinë: Po shantazhon liderët botërorë përpara samitit të paqes për Ukrainën

schedule18:21 - 31 Maj, 2024

schedule 18:21 - 31 Maj, 2024

Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përpiqet të prishë samitin e paqes për Ukrainën në qershor duke shantazhuar liderët botërorë.

Duke folur në Stokholm pas nënshkrimit të një pakti sigurie me Suedinë, presidenti ukrainas tha: “Gjëja më e rëndësishme tani është samiti i paqes. Ai duhet të bëhet një samit vërtet global”.

“Në këtë moment kemi tashmë rreth 100 shtete dhe organizata ndërkombëtare që do të marrin pjesë në samit, por Rusia po shantazhon disa liderë dhe po përpiqet të bllokojë pjesëmarrjen e disa vendeve”, shtoi ai.

Më herët, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës mbrojti refuzimin e Pekinit për të marrë pjesë në samitin e paqes – të mbajtur nga 15 deri në 16 qershor në Zvicër – në të cilin Rusia nuk është e ftuar, shkruan Sky News.

Mao Ning këmbënguli se kërkesat e tij për një konferencë ndërkombëtare të paqes që njihet nga Rusia dhe Ukraina janë “të drejta” dhe “të paanshme”.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi përmes një deklarate se vendimi i Kinës tregon se Pekini e kupton se mbajtja e një samiti paqeje pa Rusinë do të ishte e kotë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!