VIDEO/ “Shqiponjat” kryejnë stërvitjen e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”, të premten pasdite nisja drejt Austrisë

schedule13:21 - 31 Maj, 2024

schedule 13:21 - 31 Maj, 2024

Ekipi i kombëtares shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore ditën e premte në “Shtëpinë e Futbollit”.

Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe një ndeshje testuese. Edhe në seancën e sotme të pranishëm ishin 25 lojtarë, ndërkohë që sërish bashkë me grupin u stërvitën edhe dy lojtarët e Kombëtares U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do nisen drejt Austrisë, aty ku do të qëndrojnë deri më datë 8 qershor. Më pas, ditën e hënë më 3 qershor, do të zhvillojnë miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejn në orën 20:00 në Hungari.

Serish në të njëjtin shtet, pra në Hungari, Shqipëria do të luajë edhe ndaj Azerbajxhanit, miqësore e cila do të zhvillohet në datën 7 qershor në orën 19:00./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!