Konferenca për paqen në Ukrainë/ Kina nuk do të marrë pjesë

schedule08:36 - 31 Maj, 2024

schedule 08:36 - 31 Maj, 2024

Kina njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konferencën e paqes për Ukrainën e planifikuar për t’u mbajtur më 15 dhe 16 qershor në Zvicër për shkak të mungesës së disa kushteve parësore.

Pekini komunikoi vendimin e tij përmes kanaleve diplomatike, duke u ankuar ndër të tjera për mungesën e pjesëmarrjes të të gjitha palëve të përfshira në konflikt, duke nënkuptuar Rusinë, dhe të një diskutimi të drejtë të propozimeve në dispozicion.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky prej disa ditësh ka kërkuar që Xi Jinping dhe Joe Biden të jenë pjesë e kësaj konferencë, ku do të jenë të pranishëm mbi 150 vende.

Ai deklaroi pak orë më parë, se pa mbështetjen e Kinës për ushtrinë e Putin, lufta në Ukrainë do të kishte përfunduar prej kohësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!