Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Portalet e gjobave/ Gazetari Rada: Skemë primitive, portali anonim nuk ka arritur të krijojë audiencë

schedule23:50 - 30 Maj, 2024

schedule 23:50 - 30 Maj, 2024

Gazetari Ardit Rada e cilëson primitive, skemën që disa persona kishin ngritur përmes portali që vinte gjoba dhe denigronte drejtuesit e policisë duke botuar lajme të rreme.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se portali në fjalë nuk kishte krijuar audiencë ndaj dhe nuk ka kryer dëm të madh.

“Unë jam njohur jo vetën me lajmin, por me dosjen e plotë të akzuave, dosjen e policisë, pra pretendimet e policisë që i ka referuar prokurorisë. Bëhet fjalë për një skemë, unë do ta cilësoja primitive, për nga mënyra sesi është realizuar, pavarësisht se sa e dëmshme është. Për fatin e mirë të policisë, Portali në fjalë nuk ka arritur ta bëjë dëmin e madh. Duke qenë portal anonim, duke qenë një domain i panjohur, me kanale në rrjete sociale shumë të vogla, nuk ka arritur të krijojë audiencën e pretenduar nga personat që janë përfshirë në këtë skemë.



Nga ana tjetër, unë do thoja primitive edhe për faktin sepse kemi të bëjmë me një ish zyrtar periferik, i cili merr përsipër të financojë publikimet e disa lajmeve të rreme, që në thelb nuk janë objekt i politikës. Nuk kanë vajtur te kupola e policisë, edhe kanë menduar që përmes kësaj skeme,mund të lihet të nënkuptohet se mund të rritet në detyrë dikush”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!